Shpërndanin foto dhe video intime në Telegram, arrestohet njëri nga administratorët e grupit ‘Albkings’

Shpërndanin foto dhe video intime në Telegram, arrestohet njëri nga administratorët e grupit ‘Albkings’

Një person i dyshuar si një nga pjesëtarët e grupit “Albkings” i cili shpërndante foto dhe video intime të femrave në platformën Telegram është ndaluar nga policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur në një njoftim për media Prokuroria Themelore e Prishtinës

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Prokuroria shton se pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt.16.04.2024, është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së.

Prokuroria shton se në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast", thuhet në njoftim

Grupi “Albkings” në rrjetin “Telegram” në shumë pak kohë u kthye në një tmerr për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Shqipëri, teksa aty shpërndahen foto dhe video intime të tyre, përfshirë dhe numra celulari. Për grupe të tilla, hetime po kryhen edhe në Tiranë nga Krimi Kibernetik.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologë në Kazakistan

Pamje të rënda, ish-ministri rreh për vdekje gruan astrologë në Kazakistan