Shpërndanin heroinë në Tiranë, 3 në pranga dhe 1 në kërkim! Skema si u zbulua rrjeti i shpërndarjes (VIDEO)

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës falë operacionit të koduar 'Alliasi' pasi shpërndanin heroinë në zonën në fjalë të Tiranës. Po për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një tjetër i përfshirë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar rreth 1 kilogramë  e 850 gramë lëndë narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë, një peshore elektronike, një automjet dhe 4 aparate celular.

Të arrestuarit janë S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike), Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” , R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ndërkohë personi i shpallur në kërkim është A.D 46 vjeç.

Të lartpërmëndurit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike më datë 19.08.2020, në Tiranë, në këto rrethana:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t'ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nisur dhe nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi S. H., pasi ka qenë dhe më parë i arrestuar nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve  dhe aktualisht ishte me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, është organizuar operacioni policor "Alliasi"  me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal dhe vënien në pranga të autorëve.

Si rezultat para banesës së shtetasit S. H., shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., me një sasi lënde narkotike heroinë të cilën do t'ia u shiste shtetasve SH. M dhe R. Xh., të cilët u kapën në flagrancë bashkë me këtë shtetas.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Tani të gjithë këta persona do të përballen në gjykata me akuzat e mëposhtme: ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve S. H., Sh. M. dhe  R. Xh., dhe për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, po  në ngarkim të shtetasit S.H., si dhe për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në ngarkim të 34-vjeçares.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë