Shpërndanin kanabis në Gramsh, arrestohen 3 persona! Iu sekuestruan qindra doza me drogë e fishekë

Tre persona janë arrestuar sot në Gramsh, të akuzuar se shpërndanin kanabis në qytet. Mësohet se janë arrestuar Artur Bërdëllima, Klenson Toska dhe Ilirjan Roshi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kanabis në Gramsh, për përdorues të ndryshëm të drogës.

Policia njofton se qindra doza me kanabis u gjetën në banesën e Artur Bërdëllimës, ndërsa në banesën e Klenson Toskës u gjet një sasi fishekësh për armë zjarri dhe për armë gjahu.  Një sasi kanabisi, ende e papërcaktuar, u gjet edhe në lokalin e shtetasit Ilirjan Roshit. Droga i përkiste Bërdëllimës, ndërsa Roshi i shpërndante kundrejt fitimit, në qytetin e Gramshit.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat