4 të rinj kanë rënë në pranga në Shkodër pasi u kapën duke shitur kanabis. Bëhet fjalë për Brendon Bajrami, Franc Marku, Ehad Hoxha dhe Krisijan Verrin.
Në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia gjeti një pjesë të kanabisit, armët dhe municionin luftarak. Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta persona dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ehad Hoxhws shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi kanabis, një sasi farash të kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.