Shpërndanin kanabis në Tiranë, arrestohen 3 të rinj

Shpërndanin kanabis në Tiranë, arrestohen 3 të rinj

Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike. Të arrestuarit janë B.Gj, 29-vjeç dhe K.A, 25-vjeç të dy banues në Tiranë, ndërsa i treti i arrestuar është K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Nga operacioni për arrestimin e tyre janë sekuestruar edhe 53 doza lëndë narkotike që i kishin bërë gati për shpërndarje.

B.Gj dhe K.A konkretisht janë kapur me 19 doza kanabis në rrugën 'Dritan Hoxha' ndërsa K.D është kapur me 34 doza kanabisi në rrugën 'Petro Marko'.  I arrestuari K.D në momentin e arrestimit ka tentuar që të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur në shkurre.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar