3 persona kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainëDibër. Bëhet fjalë për  Dritan Hidrin, Daniel Hidri dhe Redion Partallin.

Si rezultat i operacionit, janw sekuestruar doza kokaine, të gatshme për shitje dhe rreth 220 mijë lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 3 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytetin e Bulqizës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Në përditësim...