DHËRMI- Tre të rinjtë, Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër ambientet festive të Dhërmiut.
Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.
Burime bëjnë me dije se Xhoi Bare është menaxher i ish-banores së "Big Brother Albania 2", Efi Dhedhes. Gjatë qëndrimit të Efit në Big Brother, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj.
Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë. Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit "Why Not" i Roza Latit në Ora News ku bënte personazhin e "jashtëtokësorit".
Fenomeni i shitjes së drogës në Dhërmi në clubet e natës ka qenë i shpeshtë. Vetëm pak ditë më parë, dy anglezë Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.
Anglezët e shpërndanin drogën në lokale nate dhe aktivitete të tjera në bregdet, çka bëri që policia e Vlorës t’i kontrollonte. Gjatë kontrollit, anglezëve iu gjetën 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike. Dy anglezët kishin përftuar dhe shifra të majme. Atyre iu sekuestruan 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Aksion ‘blic’ në Vlorë, operacion për kapjen e personave me precedent kriminal, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura! Një i ndaluar
16 Shkurt, 12:26
-
Vlorë/ Rëshqitja e gurëve dëmtoi 5 banesa te ‘Uji i Ftohtë’! Banorët: Bien inerte, jetojmë me frikë! Shkak, punimet e ‘Gener 2’ në Bypass
15 Shkurt, 18:16
-
Vjosa ‘përpin’ tokat në Novoselë, Bordi i Kullimit zbret në terren pas lajmit në Report TV, Hasanaj: Projekt për pritat mbrojtëse
14 Shkurt, 17:58
-
Vlorë/ Të dehur në timon, Policia Rrugore arreston 3 shoferët! Një tjetër hetohet pasi aksidentoi këmbësorin (VIDEO)
14 Shkurt, 14:14
-
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar! Kamerat e sigurisë i tradhtuan (VIDEO)
14 Shkurt, 09:40
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Vlorë/ Bashkia, aksion për lirimin e rrugëve nga parkimet e gabuara dhe abuzive! Masa edhe ndaj atyre që i përdorin për përfitime të paligjshme
13 Shkurt, 15:21
-
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
13 Shkurt, 11:51
-
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
13 Shkurt, 08:24
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis me vlerë 40 mijë euro nëpërmjet postës nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)
12 Shkurt, 14:00
kjo eshte ...dalin edhe ne televisior kta pedera..pse jo vipat e rrylit...mjere shqipet e femijet duhet te kalben ...po dalin shume shpejt besoj ....
Përgjigju