TIRANË- Kokainë, ekstazy, kanabis, peshore dhe materiale për t’i ndarë në doza të vogla, gati për të furnizuar narkomanët. Nga ana tjetër, pistoleta BRUNI e GLOCK, fishekë pa fund. Për luftë me rivalët ose për ndonjë sulm të papritur. Netrualizues, armë për t’u përdorur nga afër, si ato që përdor policia. Motorë pa targa për shpërndarësit e drogës. Kjo është e gjithë insfrastruktura e ngritur për një grup kriminal që kontrollon biznesin e drogës në një të tretën e territorit të Tiranës.

Kreu i bandës është një një burrë jo i zakonshëm, dalë nga radhët e krimit, por oficer në forcat elitë të vendit, RENEA. Real Luli, 27 vjeçu arrestua në një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës, ndërsa akuzohet si koka e grupit. Agjentët kishin disa muaj që mbanin në vezhgim.  Në pranga ranë edhe disa pjestarë që kishin rol të përcaktuar në bandën e drogës.

Jurgen Luli 30 vjeç dhe Gevi Spahia, 26 vjeç. Po ashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë të rinjtë Gertjan Harapi, 26 vjeç, dhe Ergi Sala, po ashtu 26 vjeç.

Zona e "Parkut të Autobusëve", Kombinati, “Misto Mame”, Yzberisht dhe “Qyteti i Nxënësve” kontrollohej nga grupi i komandos Real Luli. Aktivitetit i tij ka nisur shumë më herët, dhe shumkush ishte në dijeni që askush nuk mund të hynte në zonën e tij.  Deri kur në dorë cështjen e mori SHÇBA.

MATERIALET E SEKUESTRUARA (tabelë)

- 434 gr kokainë;

- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

- Vlera monetare 11,890 euro;

- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

- 1 automjet tip Benz;

- 7 aparate celularë;

- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

- 2 motoçikleta (pa targa). 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Shpërndanin drogë  në Tiranë,  3 të arrestuar, mes tyre dhe efektivi i RENEA-s dhe 2 në hetim! Pamjet nga kontrolli i banesave të tyre, sekuestrohet kokainë , armë dhe para

Hetimet për shkatërrimin e grupit kriminal në Tiranë, u vunë në pranga 3 persona, mes tyre efektivi i RENEA-s dhe u lanë në hetim në gjendje të lirë 2 të tjera. Hetimet për to zgjatën disa muaj dhe pamjet nga kontrolli i banesat tregojnë për trafikun dhe arrestimin  e autorëve.

Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Real Luli, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;

- Jurgen Luli, 30 vjeç;

- Gevi Spahia, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:

- Gertjan Harapi, 26 vjeç;

- Ergi Sala, 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

 Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

- 434 gr kokainë;

- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

- Vlera monetare 11,890 euro;

- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

- 1 automjet tip Benz;

- 7 aparate celularë;

- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

- 2 motoçikleta (pa targa).  

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.