Shpërndanin lëndë narkotike, 3 të shoqëruar në Durrës! Video nga momenti i arrestimit, policia i shtrin në tokë dhe i merr me forcë

DURRËS- 3 persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit pasditen e sotme. Në videot e siguruar nga Report Tv shihet ndërhyrja me forcë e policisë për të shoqëruar 3 personat, ndërsa dëgjohen edhe ulërimat e të njohurve të tyre të cilët kundërshtojnë blutë e Durrësit.

Një nga personat i cili po shoqërohet tenton që t’u largohet me forcë uniformave blu, ndërsa duhet ndërhyrja e 4 policëve që ta neutralizojnë dhe ta prangosin.

Burime për Report Tv nga policia bëjnë me dije se blutë e Durrësit kanë pasur informacion se shtetasit në fjalë shpërndanin lëndë narkotike.

Pas kontrollit të ushtruar u janë gjetur sasi lënde narkotike e cila ishte e ndarë me doza të vogla, ndërsa pritet të zbulohen të tjera detaje në lidhje me identitetin e tyre si dhe ku e kryenin aktivitetin e tyre kriminal.

Personat janë nxjerrë nga autobuzi i linjës Durrës-Tiranë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale