Shpërndante drogë me doza në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari

Shpërndante drogë me doza në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari

Droga e sekuestruar

Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke shpërndarë drogë në doza të vogla. Në kuadër të operacionit ‘Quantity’, u arrestua në flagrancë F. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit F. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë dhe cannabis sativa, i ndante në doza të vogla, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria e Kievit: Situata në front po përkeqësohet! Media: 349 sulme në Zaporizhzhia në pak ditë

Lufta/ Ushtria e Kievit: Situata në front po përkeqësohet! Media: 349 sulme në Zaporizhzhia në pak ditë