Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke shitur doza kanabis në zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë. Në pranga përfundoi Erind Mançe, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili shpërndante lënë narkotike në zonën e "Myslym Shyrit", ku jua shiste atë klientëve të ndryshëm.
30-vjeçari u kap në flagrancë në momentin që po shiste një dozë kanabis kundrejt përdoruesit M.P., i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia.
Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar "Zona", ku pas informacioneve policia nisi kontrollet në zonën e "Myslym Shyrit", ku mbrapa një karburanti kanë konstatuar 30-vjeçarin duke i shitur lëndë narkotike përdoruesit M.P.
Gjatë kontrolleve policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës së tij gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza me peshë 720 gramë kanabis. Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Late kokren e namit.Jo tmereni me kriminelat e vertet po procedoni pendthymit.
PërgjigjuLat nam policia. Lerini njerzit ta pin noi teke rehat se jan stresu nga covid
PërgjigjuMjaft me kto arrestime ordinere. Zgjidheni problemin ne origjine. I mbushet burgjet plot per nje qese bar.
Përgjigju