Eriseld Ngresi është arrestuar nga policie e Fierit pasi është kapur duke shpërndarë heroine në disa lagjje në Fier.
Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar "Liquid", gjatë të cilit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin E. N.,
Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur "Azotiku”, dhe në lagjen "Kryengritja", Fier.
35 vjeçari banues në Fier u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.