TIRANË- Si rezultat i kontrolleve të policisë së Tiranës, ditën e sotme është vënë në pranga një 33-vjeçar me iniciale E. H.,banues në Tiranë.
33- vjeçari ishte shpërndarës i dozave te vogla të lëndëve narkotike dhe si pasojë e kontrolleve të kryera nga policia, atij i janë sekuestruar një sasi heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Komento