Një 31-vjeçar është arrestuar në Shkodër, i akuzuar se shpërndante kanabis në afërsi të shkollave. Policia njofton se 31-vjeçari me inicialet M. Sh., banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, u arrestua në flagrancë pas informacioneve që kishin mbërritur se shpërndante drogë. Në doza të ndara, ai shiste kanabis edhe në ambientet e lokalit të tij.
Atij iu sekuestruan 17 doza me kanabis, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.