Puna për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave në kërkim, të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike apo që qarkullojnë me armë zjarri vijon.
Në Bulqizë, policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin Erjon Lusha, i cili kishte thyer masën “Arrest Shtëpie”, që i kishte caktuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, së bashku me babain e tij shtetasin A.L., të cilët janë konfliktuar dhe goditur me grushte shtetasin U. H.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".
Ndërkohë në Mat policia ka arrestuar 20-vjeçarin Serxho Lleshi, banues në Burrel, pasi është kapur duke shpërndarë kanabis në doza të vogla.
Pas ushtrimit të kontrollit edhe në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 doza me kanabis.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.