FIER- Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit. Në pranga ka rënë i riu M.M në fshatin Poro.
Gjatë kontrollit të bërë nga policia, 28 vjeçarit i janë gjetur 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të megaoperacionit “Templulli 2”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.