Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Durrës për shpërndarje droge. Gjatë operacionit u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Pas një hetimi disa javor u arresua E. P. 24 vjeç, banues në Durrës.
Pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij u gjetën 11 doza me kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1. Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".