TIRANË- Një 45-vjeçar ka rënë në pranga pasi shpërndante kokainë dhe mbante armë pa leje.

45-vjeçari u arrestua pas një kontrolli fizik nga ana e policisë në Bathore ku iu gjetën 100 gr kokainë. Gjatë kontrolleve në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.