Një 44 vjeçar shqiptar i arrestuar në Britaninë e Madhe për shpërndarje droge, është dënuar me 2 vite dhe tetë muaj burg dhe dëbim pas përfundimit të dënimit.
Elton Bakijasi u arrestua në 3 gusht të vitit të kaluar në Brighton pasi dyshohet se përdorte makinën e tij për të shpërndarë lëndë narkotike kokainë. Pas kontrollit të bërë, në automjetin e tij u gjetën plot 27 thasë me kokainë si dhe prova që Bakijasi përdorte një leje drejtimi italiane të falsifikuar.
Sipas policisë britanike, Bakijasi nuk merrej me asnjë punë tjetër përveçse shpërndarjes së drogës në Britani të Madhe. Pasi të përfundojë dënimin, ndaj tij do merret masa e dëbimit drejt Shqipërisë.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të disa arrestimeve të kryera ndaj personave të cilët merreshin me shpërndarjen e drogës.