Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë të ndarë në doza.

Policia ka prangosur Fatjon Naçin, banues në Divjakë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

'Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.'- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.