DURRËS- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është konstatuar duke shpërndarë doza të vogla kokainë. 32-vjeçari është identifikuar si A. H., ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar kokainë e cila ishte e ndarë në doza,
"Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi. Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza", njofton policia.