Shpërndante kokainë në Llogara, arrestohet 53-vjeçari nga Dukati! Sekuestrohen drogë dhe para

Shpërndante kokainë në Llogara, arrestohet 53-vjeçari nga Dukati! Sekuestrohen drogë dhe para

Artan Xhelili, një 53-vjeçar në Vlorë, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale të 'trafikimit të lëndëve narkotike' në zonën e Llogarasë.

Më saktësisht pasi mori të dhëna në rrugë operative policia përgatiti operacionin 'Llogaraja' nga i cili përfundoi në pranga 53-vjeçari, banues në Dukat të Vlorës dhe që merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike. Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar