Një shpërndarës droge është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap me doza kokaine me vete në automjetin e tij.
Në pranga ka rënë 30 vjeçari E.K të cilit gjatë kontrollit në automjet i janë sekuestruar disa doza kokaine gati për t’u shitur, shuma parash që dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike si dhe automjeti me të cilin lëvizte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komento