Polia ka arrestuar një 42 vjeçar në flagrancë, pasi po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë.
Policia bënë me dije se punohet për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Finalizohet operacioni policor “Parts 21” pas një hetimi proaktiv trejavor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe me mbështetjen e Forcës së posaçme "Shqiponja".
Po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.
Punohet për kapjen e pronarit të servisit, ku përgatitej lënda narkotike.
Sekuestrohen doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në inteligjencën policore, referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Himarë. Pas një hetimi me metoda proaktive për një periudhë trejavore, me mbështetjen edhe të Forcës së posaçme "Shqiponja", është finalizuar operacioni policor i koduar “Parts 21”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
- M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale, si dhe dokumentimit me pamje filmike, të kryera gjatë hetimit proaktiv, ka rezultuar se shtetasi M. A. kishte siguruar një ambient (servis makinash) në fshatin Qeparo, ku pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza për ta shitur më pas kryesisht në lokalet e natës në Himarë.
Gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, banues në Qeparo, pronar i servisit të makinave, i cili ia kishte lënë këtë ambient në dispozicion 42-vjeçarit, për të përgatitur lëndën narkotike si dhe e ndihmonte atë me shpërndarjen, duke iu shmangur kontrolleve të Policisë.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.