Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24 vjeçar me iniciale A.K pasi gjatë kontrollit të tij fizik iu gjetën 13 doza lëndë narkotike kokainë.

Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Krimeve se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në një lokal në Hamallaj ku ndodhej shtetasi A. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën 13 doza me lëndë narkotike kokainë.  Ky shtetetas rezultonte  i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

Po ashtu u proceduan penalisht shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Hamallaj (pronari lokalit), për veprën penale "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake", pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij iu gjetën 6 fishekë.

Sakaq është proceduar penalisht edhe shtetasi L. B., 31 vjeç, banues në Hamallaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 doza me lëndë narkotike kokainë, 6 fishekë, një sasi lënde narkotike marijuanë dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.