ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
I riu prej disa kohësh ishte nën vëzhgim nga Policia italiane në zonën e Rizzottaglia dhe ishin konstatuar lëvizje të dyshimta të tij, të cilat ngrinin dyshime për një aktivitet të trafikut të drogës.
Nëpërmjet kontrollit fizik shqiptarit iu gjetën disa doza kokainë, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjetën të fshehura 110 doza kokainë të paketuara si dhe 600 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. I riu është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Novarës.