DURRËS- Është finalizuar operacioni policor "Fusha e Rërës" për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla.
Në pranga ka rënë 46 vjeçari, Ardian Llana, i dënuar edhe më parë për "Vrasje me dashje".
Gjatë kontrollit, Llanës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine).
Njoftimi i policisë:
Durrës, Finalizohet operacioni policor "Fusha e Rërës"
Operacion nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës. Operacioni në kuadër të masave për goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla. Sekuestrohet heroinë dhe cannabis sattiva. Në pranga një 46 vjeçar i dënuar më parë për "Vrasje me dashje"
Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave,nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u bë finalizimi i Plan - Operacionit të koduar “Fusha e Rërës”, ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Nga Policia Kriminale e D.V.P Durrës disponoheshin informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedon armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave. Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar "Fusha e Rërës" ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.
Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine). Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.