Shpërndarja e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, shorti publik nis sot nga Bubqi! 102 familje marrin sot banesat e reja

102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen sot në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ndarja e banesave të reja do të bëhet me short publik, ku familjet do përzgjedhin në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë apartamente dhe banesa individuale.Në njësinë Administrative Bubq shorti u hodh pranë Palestrës së Shkollës "Selman Daci".

Pas Bubqit, procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e banesave do të vijojë me Fushë Krujën dhe Thumanë.   

102 familjet që marrin sot banesat e reja ndahen si në skenën më poshtë:

Apartamente :

1+1  4 familje, pallate

2+1  5 familje, pallate

3+1 4 familje, pallate

Banesat individuale :

1+1  14 familje

2+1 36 familje

3+1 39 familje

Nga sot banesat e rindërtuara fillojnë dhe kalojnë në pronësi të familjeve që i humbës ato nga tërmeti i nëntorit 2019.  Shorti do të vijojë me njësinë Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës. Ndërsa në njësinë Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës "Ramazan Jangozi".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)