Një 39-vjeçar i identifikuar si Rudolf Korumi ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis pranë një shkollë të mesme në qytet.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 39-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komento