Presidenti Barack Obama ka nisur transportimin e mobiljeve në shtëpinë e re, pas tetë viteve në Shtëpinë e Bardhë.

WUSA, dega e CBS në Uashington, ka fotografuar një kamion transporti para shtëpisë së re të presidentit në largim.
 
Banesa e re do të jenë në lagjen rezidenciale Kalorama të kryeqytetit amerikan.

Ajo ka sipërfaqe rreth 760 metra katrorë, tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo e gjysmë, sipas Town & Country.

[gallery]20631[/gallery]

d.i./Shqiptarja.com