Durrës/ Zjarr në fabrikën e Porto Romanos, shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit, situata nën kontroll! Banorët: Jemi tmerruar

DURRËS- Flakët e zjarrit përfshinë mëngjesin e kësaj të premte depozitat e gazit në Porto Romano. Banorët e zonës janë detyruar të lënë banesat për disa orë, ndërsa të alarmuar shprehen se shpërthimet dhe aroma e rëndë në fabrikën e kompanisë "Gaz Power" janë të vazhdueshme.

 ‘Këto kanë shpërthyer shumë herë. 3 herë brenda ditës. Kjo është problem. Rrezikohesh se këtu ka helm, nga shpërthimi kjo djeg rrushin. Ka shpërthyer si dinamit, lajmëruam zjarrfikësin. Ishim të tmerruar me fëmijë me gruan shpërthente në ajër ajo përpjetë u larguam. Ikëm poshtë nga lagja, është rrezik i madh. Kur nuk ka siguri, ky tha do të bëj fabrikë cokollatësh dhe gënjeu.’

‘Isha në gjumë, vetëm kur dëgjova shpërthim, herën e dytë dëgjova duke u dridh krejt shtëpia. Kur dola në oborr re të mëdha gazi. Më pas pashë tym të zi e punëtorët duke bërtitura. Isha i tmerruar dhe u larguam morëm makinën e ikëm. Është e rrezikuar banesa. Ka pasur shpërthime të vogla. Vinte era e gazit. Si shpërthimet e rusit dinamit.’- u shpreh një tjetër.

Ndërsa policia bëri të ditur se në Porto Romano ka rënë zjarr në depozitat e gazit rreth orës 08:30, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve  flakët janë shuar shpejt. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla  materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe as rrethanat. Kompania "gaz power" prodhon bombola të vogla gazi për tregun vendas e ndërkombëtar, ndërsa shpërthimet në fabrikë janë raste të përsëritura. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Shpërthimet në fabrikën e gazit në Durrës, banorët në panik: Jemi tmerruar, morëm fëmijët e u larguam

 

Banorët e Porto Romanës të cilët jetojnë pranë zonës ku ndodhet fabrika e gazit kanë treguar për Report Tv se shpërthimet ishin shumë të fuqishme. Ato kanë treguar se janë alarmuar dhe se kanë marrë fëmijët dhe janë larguar drejt një zone më të sigurt. Njëri prej tyre i krahason shpërthimet me bombardimet e Rusisë.

‘Këto kanë shpërthyer shumë herë. 3 herë brenda ditës. Kjo është problem. Rrezikohesh se këtu ka helm, nga shpërthimi kjo djeg rrushin. Ka shpërthyer si dinamit, lajmëruam zjarrfikësin. Ishim të tmerruar me fëmijë me gruan shpërthente në ajër ajo përpjetë u larguam. Ikëm poshtë nga lagja, është rrezik i madh. Kur nuk ka siguri, ky tha do të bëj fabrikë cokollatësh dhe gënjeu.’- u shpreh një banorë.

‘Ka rreth një orë që ka ndodhur, ndodhën 2-3 shpërthime rresht. U alarmuam dhe morëm fëmijët e gratë dhe u larguam. Këto sot ishin shumë të fuqishme. Lajmëruam policinë dhe erdhën. Janë të rrezikshme, nuk lejohen bombula gazi këtu. Se si fillim gënjyen se çfarë fabrike do të bënin dhe bënë fabrikë gazi.’- tha një banor.

‘Isha në gjumë, vetëm kur dëgjova shpërthim, herën e dytë dëgjova duke u dish krejt shtëpia. Kur dola në oborr re të mëdha gazi. Më pas pashë tym të zi e punëtorët duke bërtitura. Isha I tmerruar dhe u larguam morëm makinën e ikëm. Është e rrezikuar banesa. Ka pasur shpërthime të vogla. Vinte era e gazit. Si shpërthimet e rusit dinamit.’- u shpreh një tjetër.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O sa mire me ken Gjerman: 18/06/2022 15:01

    Ka ni zot nalt qe ja u merr hakun ktyne pushtave per cmimin ma te larte ne bote te karburantit qe ju shesin Shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja