Shpërthejnë kuqezinjtë, shënojnë
Andi Lila, Cikalleshi, Bala dhe Gashi

Shpërthejnë kuqezinjtë, shënojnë<br />Andi Lila, Cikalleshi, Bala dhe Gashi
Andi Lila është një nga lojtarët kuqezi më në formë për momentin. Pas rikthimit të shpejtë nga dëmtimi te Parma dhe golit të parë përballë Sasuolës ka shënuar edhe golin e dytë dje ndaj Interit.

Goli përballë Interit u festua nga kavajasi me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Goli ndaj Interit erdhi në minutën e 44 duke barazuar atë të Guarinit në të 25’, por në pjesën e dytë Lila u largua i dëmtuar.

Rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe dy sulmuesit në Kroaci. Bekim Bala me Rijekën i shënuar Dinamos së Zagrebit në barazimin 2-2. Ky ishte goli i 4 i Bekim Balës në Kroaci. Ndërsa Sokol Cikalleshi shënoi me penallti në fitoren 1-2 ndaj Hajdukut.

Por të shtunën magjike e mbylli Shkëlzen Gashi, që shënoi dy gola në fitoren 6-0 të Baselit ndaj Aarau. Goli i dytë i Gashit do të mbetet gjatë në memorien e shumë shqiptarëve, pasi u realizua nga një distancë shumë e largët pas daljes së portierit.

andi lila

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'