Shpërthen autobusi në Londër
frikë për sulm terrorist, por.../Video

Shpërthen autobusi në Londër<br />frikë për sulm terrorist, por.../Video
Shpërthimi i një autobusi dy katësh sot në mëngjes në një urë në Londër ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët e pranishëm të cilët menduan se ishte nje sulm terrorist.
 
Fatmirësisht ngjarja në urën Lambeth nuk ishte aspak një akt kriminal por thjesht skenë xhirimi për filmin e ri të Xheki Çen dhe ish agjentit 007 Pirs Brosnan. Një prej deputetëve konservatorë që filmoi shpërthimin tha se përmasat dhe vërtetësia e skenës duhet të ketë shqetësuar shumë njerëz.
 
Ai ka nxituar të njoftojë në rrjetet sociale qytetarët që të mos shqetësohen pasi bëhet fjalë thjesht për një film. Por kanë vërshuar në twitter reagimet nga londinezët që asistuan gjatë shpërthimit. Shumë prej tyre të inatosur pasi ngjarja i kujtoi sulmet e 7 korrikut 2005 në metrotë e Londrës.
 
 “Herë tjetër kur të xhironi a mund të na lajmëroni përpara në mënyrë që fëmijët tanë në park të mos tmerrohen?”-shkruan një grua e cila shton se shpërthimi ishte tepër real.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot