Mëngjesin e sotëm në një kompleks pallati në Tiranë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë një zjarr në një banesë.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet zjarri nga ballkoni i banesës dhe tymin e zi që ngjitet lartë.

Fatmirësisht në banesën e A.K ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas informacioneve të siguruara asnjë person nuk është lënduar.

Tashmë situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur.