Cërrik/ Bie aksidentalisht në kontakt me granatën, ndërron jetë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Cërrik, pasi i ka shpërthyer një granatë në dorë. Viktima është Erion Rexhepi, person pa precedentë penalë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Burimet thanë se viktima punonte duke mbledhur kallamë dhe duke i punuar ato. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij, rreth orës 12:15 në aksin Cërrik-Peqin në rrethana ende të paqartë. Dyshohet se i riu mund ta ketë gjetur granatën në kohën kur ka mbledhur kallamët dhe e ka marrë atë me vete, duke i shpërthyer në duar.

Prokuroria po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
27-vjeçari vdiq pasi i shpërtheu lënda plasëse, flasin fqinjët: Ishin familje hallexhinjsh, ka tre fëmijë

Fqinjët e 27-vjeçarit, Erion Rexhepi që humbi jetën në Cërrik pasi i shpërtheu lënda plasëse në dorë, thonë se ai ishte djalë i mirë dhe vinte nga një familje në kushte të vështira ekonomike. Ata thanë se viktima punonte në mbledhjen dhe përpunimin e kallamëve.

'Ishte djalë i mirë, i qetë. Unë isha në shtëpi, kur vajtëm aty kishte mbaruar çdo gjë. Njerëz familjarë, hallexhinj, shumë të rregullt. Na ka ardhur shumë keq. Po habitemi edhe vetë, disa thonë me bombol gazi, disa me granatë. Janë familjarë, me 3 fëmijë, i ati e ëma janë besimatarë. Ai ka tre fëmijë.'- thanë fqinjët.

Ora 14:10
VIDEO/ Vdiq pasi i shpërtheu lënda plasëse në dorë, familjarët e 27-vjeçarit në Cërrik mbërrijnë në vendin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Cërrik, ku një 27 vjeçar humbi jetën pasi i shpërtheu në dorë një sasi lëndë plasëse. Familjarët e Erion Rexhepit, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë shpërthyer në lot nga trishtimi i madh.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!