Një 54-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.13, rreth orës 20:40, ndërsa nga shpërthimi mbetën të plagosur I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe.
Ata janë dërguar në spital, por nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore në të cilën ndodhen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.