Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Manëz të Durrësit, plagoset 70-vjeçarja

Një 70-vjeçare ka mbetur e plagosur mesditën e sotme në Manëz të Durrësit, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesë. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 12:00 në fshatin Kullë, ku e plagosur mbeti 70-vjeçarja me inicialet S.M., e cila është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit të bombolës së gazit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Rastet e shpërthimit të bombolave të gazit, fatkeqësisht, nuk janë ngjarje të izoluara në vendin tonë, ku shpesh pasojat kanë qenë edhe fatale.

Kujtojmë shpërthimin fatal që ndodhi në Velipojë pak javë më parë në Hotelin e familjes Gjoka, ku humbën jetën Klarisa Gjoka vetëm 15 vjeçe dhe motra e saj Daniela Gjoka, 19 vjeçe. Ndërkohë janë të shtruar rëndë në spital në Itali mamaja e tyre, Alketa Gjoka, ndërsa djali i vogël, 12-vjeç, fatmirësisht ndodhet në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale