Shpërthen bombola në Uzinën e
Ballshit, 1 i vdekur, 7 të plagosur
Video ekskluzive/Shpërthimi i depozitës së naftësFOTO/Bombola që shkaktoi zjarrin në Uzinë

Shpërthen bombola në Uzinën e<br />Ballshit, 1 i vdekur, 7 të plagosur<br />Video ekskluzive/Shpërthimi i depozitës së naftësFOTO/Bombola që shkaktoi zjarrin në Uzinë
Një person ka humbur jetën, ndërsa 7 janë të plagosur mes tyre edhe një zjarrfikës nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur rreth orës 22:45 në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.
 
Shpërthimi i valvulës së pompës së hidrogjenit në repartin nr. 3, në seksionin 92 është shoqëruar me flakë te mëdha duke sjellë një të vdekur.
 
Viktima është Shkëlqim Muça 40-vjeç, ndërsa 4 nga 7 të plagosurit u dërguan në Tiranë për mjekim të specializuar, pasi kanë djegie të rëndë në trup mbi 40%.
 
Të plagosurit që u transportuan në Tiranë janë Fatos Bushaj, Kovac Pashaj, Aleks Kube dhe Viktor Proska.
 
Tre personat e tjerë të plagosur që ndodhen në Fier, mes tyre edhe zjarrfikësi, Gramoz Fejzo janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas dëshmive të para shpërthimi ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turneve nga punëtorët, ndërsa në uzinë ishin mbi 30 persona në repartin ku ndodhi ngjarja.
 
Banorët e zonës kanë qenë të parët që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, ndërsa deklarojnë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa është lëkundur edhe toka.
 
Ekipet e emergjencave kanë evakuuar të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa zjarri në qendrën e përpunimit të naftës është shuar pas rreth 50 minutave.
 
Ministri Gjiknuri ka mbërritur në uzinë, ndërsa Beqaj nga spitali i Fierit u shpreh se akoma është herët për të thënë nëse të plagosurit e kanë kaluar rrezikun nga djegia.
 
Sipas kryebashkiakut të Ballshit defekti që solli shpërthimin ishte konstatuar 4 ditë më parë, ndërsa Prefekti deklaroi se nuk ka rrezik sektori i reaktorëve dhe se puna vijon në repartet e tjera.
 
Uzina e naftës ishte vendosur në punë vetëm 10 ditë më parë pas ndërprerjes për disa muaj.
 
Grupi i hetimit me 2 prokurorë të Fierit ka nisur punën për shkaqet që sollën shpërthimin në uzinë.

Zhvillimet minutë pas minute nga shpërthimi në Ballsh

Ora 12: 45, IRTC: Incidenti në Uzinë, shkak ndërprerja e energjisë 3 herë
Shoqëria “Ionian Refining and Trading Company" (IRTC), kompania që menaxhon ARMO-n ka reaguar pas shpërthimit në Uzinën e naftës në Ballsh, duke deklaruar se shkak ka qenë ndërprerja e energjisë elektrike.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, IRTC sqaron se në Uzinë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike tre herë pa paralajmërim. Duke e cilësuar të izoluar incidentin e një nate më parë, IRTC shpreh ngushëllime për vdekjen e minatorit. 

Deklarata e IRTC
Rreth orës: 22:30, në Rafinerinë e Ballshit ka ndodhur një incident i izoluar për shkak të shpërthimit të një prej depozitave të hidrogjenit me një kapacitet rreth 40m3, dhe fatkeqësisht si pasoje e këtij incidenti ka humbur jetën një punëtor si dhe janë plagosur 6 të tjerë.
 
IRTC shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjarët për humbjen e parakohshme të njeriut të dashur dhe bashkëpunëtorit tone të vyer për shkak të këtij incidenti. IRTC do të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ndihmuar ata për kaluar këtë fatkeqësi.
 
Ky incident është shkaktuar nga ndërprerja e paparalajmëruar energjisë (çuditërisht është ndërprere 2 here brenda tre ditëve), mosfunksionimi i linjës rezerve te energjisë si dhe për shkak të një gabimi njerëzor gjate rivënies ne punë të repartit të hidro-pastrimit. Incidenti ka prekur vetëm një depozitë hidrogjeni me një kapacitet rreth 40m3, e cila përdoret vetëm në rast e rivënies në punë të këtij reparti. Rafineria është rikthyer në funksion të plotë pas izolimit të këtij incidenti fatkeq të cilin do ta trajtojmë me solidaritetin dhe në respekt të plotë të të gjitha kërkesave ligjore dhe dinjitetit të punës dhe jetës.
 
Duam të falënderojmë të gjithë punonjësit për punën dhe sakrificën e jashtëzakonshme për izolimin e incidentit në një kohe shumë shkurtër. Jemi të angazhuar të garantojmë siguri të plotë gjate ushtrimit të aktivitetit në rafineri në përputhje me standardet dhe praktikat me te mira.

Ora 12:00 Naftëtarët: Shpërthime në Uzinë 3 vitet e fundit, i pari në '84-ën
Nuk është hera e parë që Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh përfshihet nga flakët. Punonjës të kësaj rafinerie janë shprehur sot për Report Tv se Uzina është përfshirë disa herë nga flakët përgjatë 3 viteve të fundit.

Ndërsa aksidenti i parë teknologjik brenda në rafineri ka ndodhur në vitin e largët 1984. 

"Uzina e Ballshit ku ne punojmë ka marrë flakë për herë të parë në vitin 1984, për shkak se aty bëhet pastrimi i naftës me hidrogjen. Kanë ndodhur 3-4 aksidente të tilla përgjatë tre viteve, në të njëjtin repart ku ka marrë flakë mbrëmë", thanë punonjës të rafinerisë.

Një natë më parë, Uzina e Ballshit u përfshi nga flakët pas shpërthimit të bombolës së hidrogjenit gjatë procesit të përpunimit të naftës. 

Bilanci i këtij shpërthimi është një i vdekur dhe 7 të plagosur rëndë, ndërsa dëmet materiale arrijnë një shifër të konsiderueshme, rreth 1 milionë euro. 

Ora 11:30, Peleshi: Një prej naftëtarëve të lënduar dilte në pension sot
Një prej naftëtarëve të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në Uzinën e Ballshit ishte dje në ditën e fundit në punë, pasi një ditë më pas (sot) ai dilte në pension. Një fakt të tillë e pohoi zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili vizitoi sot në reanimacionin e QSUT katër naftëtarët e plagosur.

Numri dy i qeverisë tha se gjendja e dy naftëtarëve paraqitet më e stabilizuar ndërsa dy të tjerët ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve. 

"Sot kemi katër të lënduar, dy prej të cilëve janë në një gjendje më të mirë dhe duket se do të rekuperohen shpejt. Dy të tjerët vlerësohen më rëndë edhe për shkkak të moshës. Jemi të prekur nga rasti i një të lënduari ishte në ditën e tij të fundit në punë, pasi dilte në pension", u shpreh Peleshi.  

Ai shprehu ngushëllime për familjarët e naftëtarit Shkëlim Muça, i cili humbi jetën në Uzinë. "Jemi pranë dhe do të jemi edhe në vazhdimësi pranë familjes", tha Peleshi. 

Sa i takon shkaqeve të ngjarjes, Peleshi u shpreh se dyshimet e para janë për një aksident.

Numri dy i qeverisë komentoi edhe akuzat poiltike të kryetari të PD, Lulzim Basha, duke theksuar se kërkon të përfitojë kapital politik nga kjo ngjarje e dhimbshme. 



Ora 11:14, ISHTI: Shkak mosrespektimi i rregullave teknike 
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka reaguar pas shpërthimit të një nate më parë në uzinën e naftës në Ballsh. Sipas ISHTI, flakët kanë nisur në impiantin e hidropastrimit të karburanteve dhe shkak për shpërthimin ka qenë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit.

"Ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të manovrimit për venien në punë të separatorit të presionit të ulët për vënien në punë impiantin e hidropastrimit. Presioni mbi hidrogjen është rritur 3 herë mbi normalen. Presioni i punës së pajisjes u rrit në mënyrë të menjëhershme dhe nuk funksionoi valvula e sigurimit të pajisjes që bën mbrojtjen e saj", thuhet në reagimin e ISHTI. 

Inspektorati i Shtetëror Teknik dhe Industrial sqaron se konkluzionet perfundimtare për ngjarjen do t'i vihen në dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj e cila jep variantin perfundimtar të ngjarjes.

Ora 10:25, Beqaj: Gjendja e të lënduarve, e qëndrueshme 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi paraditen e kësaj të premtje katër të plagosurit nga shpërthimi i Uzinës së naftës në Ballsh. Beqaj shprehu ngushëllime për humbjen e një jete njerëzore nga zjarri, ndërsa theksoi se të lënduarit pavarësisht djegieve në 40% të trupit, janë nënkontroll dhe kujdesin intensiv të mjekëve. 

Duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha për shkaqet e zjarrit në Uzinë, Beqaj tha se kreu i opozitës flet kuturu. 

Ndërkohë, mjeku Gjergji Belba, shef i pavionit të djegie plastikës, tha se katër të lënduarit kanë djegie në fytyrë, trup dhe duar. 



Ora 10:16, Prokuroria nis hetimet për shkelje të rregullave të Sigurisë Teknike
Prokuroria his hetimet për veprën penale të shkeljes së rregullave të siguerisëe dhe teknike në rafinerinë e Ballshit. Shkak i ngjarjes së djeshme dyshohet të ketë qenë dëmtimi i një valvule. Do të merret në pyetje kryetari i Bashkisë së Mallakastrës për deklaratën e tij se defekti kishte prej katër ditësh, por nuk u riparua. Vepra është regjistruar pa autor. Sipas akuzës, gjithçka është një aksident që ka ardhur për shkak të teknologjisë dhe nuk dyshohet zjarrvënia e qëllimshme. 

Ora 10:13, Mjekët: 40% djegie në trup për dy naftëtarë, jashtë rrezikut
Mjekët kanë zhvilluar konsulta me katër të plagosurite uzinës së Ballshit dhe mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar. Dy prej të lënduarve kanë djegie në trup në masën 40%, ndërsa dy të tjerët 30%. Pavarësisht shkallës së djegies, mjekët konfirmojnë se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën .



Ora 10:05, Basha: Hetim privatizimit të ARMO-s, naftëtarët shfrytëzohen
Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi sot në QSUT, katër personat e plagosur nga shpërthimi i Uzinës së naftës në Ballsh.
 
Basha tha se PD do të kërkojë hetim për privatizimin e ARMO-s, pasi sipas tij ka dyshime të mëdha për përfitime klienteliste, ndërsa për punonjësit nuk janë përmbushur as kushtet më minimale të sigurisë.
 
"Vizituam katër të plagosurit, dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda. Dua të falenderoj personelin mjekësor për përkushtimin me të cilin i kanë ardhur në ndihmë të lënduarve. Kemi ndërkohë një të vdekur, Shkëlqim Muçën, babai i 5 fëmijëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij. U uroj katër të plagosurve këtu në spital dhe ata në Fier, shërim sa më të shpejtë.
 
Dje ndodhesha në Mallakastër në një takim me struktura te PD dhe naftëtarët e siguria në punë, kushtet e vështira ku punojnë, ishin pjesë e diskutimit. PD, unë dhe grupi parlamentar do ta ndjekin këtë çështje deri në fund. Dyshimet tona kanë qenë për privatizimin klientelist të ARMO-s. Kemi dyshime të mëdha për përfitime të jashtëzakonshme dhe ku shkojnë këto. Kemi dyshime për shfrytëzimin pa asnjë kriter të krahut të punës së naftëtarëve. Ngjarja e sotme e kthen me forcë në vëmendje domosdoshmërinë e zbardhjes së kësaj afere. Kemi kërkuar hetim për privatizimin e ARMO-s.
 
Unë do të udhëtoj sërish sot drejt Mallakastrës për të parë të plagosurit e tjerë. Naftëtarët sot janë të harruar, siç janë edhe të përmbyturit. Kjo është një ditë tjetër kur Kryeministri nuk është në krye të detyrës por ndodhet në majë të avionit për të hapur një tjetër ekspozitë
", u shpreh Basha.  


 
Ora 08:40 Uzina e naftës kishte vetëm 2 muaj në gjendje pune
Uzina e naftës në Ballsh e cila shpërtheu orët e vona të një nate më parë, kishte vetëm 2 muaj në gjendje pune. Ajo u inaugurua nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Rreth 1200 persona janë punësuar brenda këtyre dy muajve në rafineri, e cila u rihap për të punuar pas shumë kohësh që punonjësit kishin ndërprerë punën. Ndërsa një javë më parë, në katër nëntor, Uzina është inspektuar dhe nga Kryeministri Edi Rama. 



[gallery]19594[/gallery]
Ora 08:30, Katër nga të plagosurit në Uzinë, në rrezik për jetën
Katër prej të plagosurve nga shpërthimi në Uzinën e naftës në Ballsh, të cilët ndodhen tek djegie-plastika në QSUT, janë në rrezik për jetën. Dy prej të plagosurve kanë djegie në trup mbi 60%. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë në gjendje të stabilizuar, por sërish në rrezik për jetën. 



Ora 08: 15 Dëshmia e zjarrfikësit, Fejzo: Uzina shpërtheu në moment
Zjarrfikësi i plagosur në shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, Gramoz Fejzo, rrëfen si ndodhi ngjarja. Në dëshminë e tij për Report Tv, Fejzo thotë se Uzina shpërtheu në moment dhe se zjarr si ai i një nate më parë nuk kishte rënë ndonjëherë.
 
"Uzina shpërtheu në moment. Gjithçka ndodhi papritur. Ishim 6 veta të zjarrfikëses në vendin e ngjarjes. Zjarr si ky s'ka pasur ndonjëherë në uzinë", u shpreh ai.
 
Fejzo thotë se pavarësisht flakëve të mëdha, ekipi i zjarrfikëses punoi për të shpëtuar jetën e punonjësve në uzinë, ndërsa fatkeqësisht 40-vjeçari Shkëlqim Muça u nxor pa shenja jete. "Pavarësisht nga flakët punuam në Uzinë dhe nxorëm një viktimë i cili ishte i djegur".



Ora 07:40 Shpërthimi i Uzinës së Ballshit, gjendja e 3 të plagosurve në Fier jashtë rrezikut për jetën.



01:54 Identifikohen 4 të plagosurit në Tiranë
Të plagosurit që u transportuan në Tiranë janë Fatos Bushaj, Kovac Pashaj, Aleks Kube dhe Viktor Proska.

01:40 Zjarrfikësi i plagosur nga shpërthimi është Gramoz Fejzo

gramoz fejzo


01:36 Mbërrijnë në QSUT në Tiranë 4 të plagosur me djegie mbi 50% të trupit

[gallery]19591[/gallery]

01:09 Ilir Beqaj: I plagosur edhe një zjarrfikës
"Në këtë spital është vetëm një i plagosur, punonjës i zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën, nuk ka djegie dhe dëmtime, ka marrë një goditje në gjoks nga vala.
 
Ndërsa 4 të plagosur të tjerë janë nisur drejt Tiranës.
 
Të plagosurit kanë djegie në pjesë të ndryshme të trupit mbi 50%.
 
Është herët për të folur nëse kanë rrezik për jetën.
 
Shërbimi i djegies është unikal, prandaj u dërguan në Tiranë
" deklaroi ai për Report Tv.



00:59 Beqaj dhe Subashi në spital për t'u njohur me gjendjen e të plagosurve
ministri beqaj

00:55 Banorët e zonës: Ishte shpërthim i fortë, u lëkund vendi

00:50 Inspektorët e ISHTI nisen drejt Ballshit për të verifikuar kushtet

00:39 Prefekti i Fierit Xhevit Bushaj: Gjendja në kontroll, zjarri u shua
'Për momentin ndodhem në repartin që ka ndodhur shpërthimi. Ka disa të plagosur, por situata është vendosur nën kontroll.
 
Zjarrfikësja ka shuar flakët, nuk ka më rrezikshmëri, jemi duke ndjekur gjendjen e të plagosurve.
 
Në momentin që ndodhi shpërthimi kanë qenë 200-300 punëtorë në kompleksin e uzinës, pasi janë disa reparte.
 
Aktualisht në repartin që ka ndodhur shpërthimi është ndërprerë puna, ndërsa në repartet e tjera vazhdon puna
"tha ai për Report Tv.

00:30 Katër të plagosur rëndë, nisen drejt Tiranës

00:25 Zjarri vendoset nën kontroll, nuk ka rrezik sektori i reaktorëve

00:22 Policia: Një i vdekur, 5 të plagosur, një rëndë
Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.
 
Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.
 
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
 
Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.
 
Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje

00:22 Mbërrin në Ballsh edhe ministri Damian Gjiknuri



00:21 Kryetari i bashkisë: Defekti ka 4-5 ditë, zjarri u shua
Kryetari i bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj në një prononcim për Report Tv u shpreh se nuk ka asnjë rrezik për shpërthim të reaktorëve, ndërsa defekti ishte konstatuar prej 4-5 ditësh.
 
"Shpërthimi ka ndodhur për shkak të një valvole të një kompresori në depozitë, e cila nuk e ka përballuar.
 
Defekti ka 4-5 ditë por nuk ishte riparuar, presioni i lartë dhe shpërtheu.  Shpërthimi ka ndodhur në repartin e pastrimit të naftës.
 
Uzina u vu në punë 10 ditë më parë. Sektori i reaktorëve nuk ka asnjë rrezik, zjarri nënë kontroll
" deklaroi ai.

00:20 Në vendngjarje edhe 2 prokurorë të Fierit
 
00:10 Ministria e Mbrojtjes nis 20 trupa dhe 4 zjarrfikëse për ndihmë
 
00:00 Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë punëtorët
 
23:55 Gjashtë persona të plagosur, 2 niset në Tiranë
Në Spitalin e Fierit u transportuan 6 punëtorë, 2 nga të cilët janë transportuar në Tiranë, pasi janë në gjendje të rëndë.
 
23:45 Identifikohet viktima, Shkëlqim Muça
 
23:20 Ambulanca transporton të plagosurit në spital.
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS