Një cisternë karburanti shpërtheu gjatë natës në Cap-Haïtien, qyteti i dytë më i madh i Haitit, duke vrarë të paktën 60 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët të martën.

Shpërthimi ndodhi në qytetin port rreth 124 milje në veri të Port-au-Prince dhe shkaktoi dëme të mëdha, tha kryeministri Ariel Henry në një postim në Twitter. Imazhet treguan flakë të ndezura që përfshinin ndërtesat, ndërsa u panë edhe makina dhe motoçikleta të djegura në rrugët e qytetit.

"Tri ditë zie kombëtare do të dekretohet në të gjithë territorin, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie dhe i gjithë kombi Haitian është në pikëllim," tha kryeminsitri në një postim në Twitter.

 'Spitalet në terren do të vendosen shpejt në Cap-Haïtien për të ofruar kujdesin e nevojshëm për të plagosurit e këtij shpërthimi të tmerrshëm.'- tha ai.

Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ndoshta do të rritet, ndërsa u bënë thirrje urgjente për ndihmë mjekësore.

"Jam i tronditur nga tragjedia që ka prekur qytetin tonë," tha Yvrose Pierre, një kryebashkiak i Cap-Haïtien, në një postim në Twitter.