Këngëtarja Eneida Tarifa nëpërmjet një statusi në facebook është shprehur ashpër kundër Ministrisë së Shëndetësisë ku ka deklaruar se e ka lajmëruar ambulancën 3 herë po ajo nuk ka ardhur.

Sipas saj as fakti që ishte një emër i njohur në Shqipëri nuk ka qenë një ndihmë për të.

“Është thjesht një dështim. Këtu njeriut i bie epilepsia dhe ambulanca vjen mbas 40 minutash ? SOS. Ca i vrasin, ca i lënë të vdesin” ka shkruar këngëtarja.

Por menjëherë pas statusit të këngëtares, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

 Duke vënë në dispozicion për “Gazetën Express”  videon e regjistrimit elektronik të shërbimit të urgjencës nëpërmjet sistemit GPS të aktivitetit të lëvizjes në terren të autoambulancës “TR 9921 K Urgjenca e Tiranës” rezulton se ambulanca është thirrur në orën 06:10 dhe ajo ka mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë qytetarit në fjalë në 06:14.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)