Shpërthen epidemia në Afrikë, 180
të vdekur dhe mbi 1000 të infektuar

Shpërthen epidemia në Afrikë, 180<br />të vdekur dhe mbi 1000 të infektuar<br>
180 të vdekur dhe rreth 1000 të infektuar është bilanci i një epidemie që ka shpërthyer në Afrikën e Jugut si pasojë e salçiçeve. Mishi i përdorur në prodhimin e tyre, nga një prej kompanive ushqimore më të fuqishme të vendit, ka shkaktuar përphapjen e infeksionit të bakterit Listeria. Qeveria ka dhënë alarmin të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet shtazore të ambalazhuara.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se epidemia ka nisur në janar dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 180 personave, ndërkohë që rreth 1000 të tjerë janë të infektuar dhe po kurohen në spitale.

Në Afrikën e Jugut ka mbërritur tashmë edhe një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka analizuar produktet e gjigandit ushqimor dhe ka bllokuar prodhimin dhe eksportet në të gjitha vendet e tjera të kontinentit, pasi në fabrika janë gjetur gjurmët e baktereve në sasi të konisderueshme.

Ndërkohë që nga epidemia e rëndë kërcënohen të gjithë fqinjët e Afrikës së jugut, si Mozambiku, Zambia dhe Swasiland.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike