Shpërthen ish deputeti i PD: 
Servilë, zvarranikë, qelb...hiena

Shpërthen ish deputeti i PD: <br />Servilë, zvarranikë, qelb...hiena
Ish deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Lefter Maliqi, ka shpërndarë një status në profilin e vet në Facebook, ku ka shpërthyer ndaj një kategorie drejtuesish të politikës dhe partisë së tij. Maliqi nuk ka folur direkt me emra, por është shprehur mjaft ashpër për disa prej drejtuesve të PD-së.
 
Shënimi i plotë në Facebook i Lefter Maliqit
 

Mosmirënjohja! Ku ishin këta që shpifin kur Berisha ishte në krye të PD? Si shpjegohet që intrigat, pabesit, shpifjet që këta të paaftë, servilë, të privilegjuarit e kohës, mosmirënjohës, i bëjnë prapa krahëve dhe jo në sy? Ku e kanë atë burrëri për të cilën flasin? Përse kjo pabesi? Kujt i shërben? Këta janë të paaftët, servilët, sahanlëpirëset, që përdoren lehtësisht dhe që nuk i duhen as familjes së tyre. Si ka mundësi këta vemje gjenden sot kudo nëpër parti e instanca të larta, me intriga, pabesi, shpifje dhe mosmirënjohje dhe mos t'i hyjë gjemb në këmbë?? Por, ata kanë nënvleftësuar një fakt të rëndësishëm se pavarësisht këtyre shpifjeve, të majtët dhe të djathtët e ndershëm bëhen bashkë dhe vlerësojnë të aftin, të ndershmin, kurajozin, liderin! Balta e tyre nuk mund të ndalë dot njerëzit e drejtë, të ndershëm, kurajozë, të përkushtuar, që kanë lënë gjurmë në vite dhe s’dinë të ndalen, s’njohin disfatë e humbje, rënie, por përkundrazi, vazhdojnë të përcjellin energji të pafundme tek baza që po ringrihen fuqishëm. Përfundimisht i ligu nuk ndryshon mbetet zvarranik, kone, qelb, çakall apo hienë! Ndërsa i ndershmi do triumfojë. E garantuar! S'ka kthim mbrapa duke mbajtur larg këta mosmirënjohës që mos të gjejnë hapësirë dhe terren tek ne, është investimi më i mirë dhe i sigurt drejt Fitores!"

Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje