Shpërthen Ish-deputeti i PS:
Tregu rajonal injorancë e BE

Shpërthen Ish-deputeti i PS:<br />Tregu rajonal injorancë e BE
Ish-deputeti i PS-së dhe ekonomisti Andis Harasani është shprehur kundër krijimit të tregut  ndërballkanit nga ana e BE.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook Harasani e quan jo vetëm injorancë këtë ide, por edhe tentative për të na shitur sapunin për djathë.

Postimi i plotë i Harasanit
 
Kjo çështja e tregut ndërballkanik është jo vetëm injorancë nga ana e BE por dhe arrogance duke dashur të shesin sapunin për djathë.
 
Të gjendur përballë mungesës së kushteve të tjera për tu vënë vendeve dele të Ballkanit e duke mos dashur të zgjerojnë më EU tani dalin me ide tregu rajonal!
 
E përse duhet një treg rajonal? Ideja e tregjeve rajonale është në thelb kundër idesë së Europës së bashkuar me një treg të përbashkët.
 
Problemi kryesor që  Europa ka, është se megjithëse është një treg në rritje, nuk mund të bjerë në një mendje politikisht. Ndërsa kryetarët e vendeve ë bëjnë sikur ranë në dashuri me idenë e tregut rajonal, janë po ata që bënin mbledhje të përbashkëta qeverie. Rezultatet e këtyre mbledhjeve i kemi pare. Por mos mendoni se këta kryetarë shtetesh nuk e dinë që ideja e tregut rajonal është qesharake! E dine më mirë se kushdo, por dinë se një përkedhelje nga Merkel u zgjat ditët në karrige e ndaj për atë përkedhelje  janë të gatshëm të shesin gjithçka.
Dhe harrojnë se Merkel është Merkel pasi në çdo hap që bën ka primare interesat e vendit të saj.
 
E meqë jemi këtu, doja të thoja dy fjale për projektet që ish juristja e bashkë, sot drejtuese e investimeve të huaja ne KM (e pastaj habitemi pse nuk ka investime të huaja ne Shqipëri) u mundua ti shesi medias në krah te KM.
 
Me pak fjale tha që u dhanë fonde për studime të tipit Skavica….(ka mbi 20 studime për Skavicen). As mos u lodh zonje. Dhe qeni im e di qe Skavica s’do ndodhë kurrë, sepse nuk ka shtet sot që të shpërngulë fshtatra të tëra nga te paktën 2 shtete të ndryshme e të prese 8 vite pas ndërtimit të veprës që të mbushet rezervuari.
 
Sa për projektet e tjera që lexoi as vete ajo nuk di çfare lexoi!

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)

Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)