U ankorua në Karaburun nga moti i keq, shpërthen në flakë anija turistike, 5 persona hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO+FOTO)

KARABURUN- Një anije turistike e quajtur 'Aquamarine' me 5 persona në bord ka shpërthyer në flakë në Karaburun. Anija turistike e linjës Karaburun-Sazan ka marrë flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa shkaku mendohet të jetë një shkëndijë elektrike në motorin e anijes.

Ndërsa të kontaktuar nga Report Tv, shoqëria 'Aquamarine' që ka në pronësi anijen turistike që është djegur ka deklarua se ishte e certifikuar ndërsa zjarri ka ardhur nga motori i saj. Së bashku me anijen janë djegur edhe një gomone 7 metra e gjatë si dhe një motor uji 'Jet Ski'.

Kjo anije arrin të mbajë në bord më shumë se 100 turistë, por në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë vetëm 5 punonjësit e kësaj anije, pasi në të kundërt pasojat mund të ishin më të mëdha. Ditën e djeshme nuk është dhënë leje për anijet që të dalin në det për shkak të motit. Deti i trazuar dhe dallgët e mëdha kanë bërë që anija 'Aquamarine' të ankorohej në Karaburun që ditën e djeshme.

Sapo kanë ndjerë zjarrin personat që kanë qenë në bordin e kësaj anije janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët. Ata kanë mundur të dalin me not në breg dhe nuk raportohet të kenë marrë lëndime.

Anija turistike ishte e përbërë me material druri, ndërsa shërbente si bar dhe si kuzhinë çka ka bërë që flakët të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë trupin e saj.

Kjo anije operon prej kohësh në brigjet e Vlorës dhe bën çdo ditë linjën shëtitëse të turistëve Karaburun- Ishulli i Sazanit. Flakët tashmë janë shuar plotësisht ndërsa nga anija ka mbetur thuajse asgjë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashton edhe mundësine e zjarrvënies së qëllimshe për shkak të konkurencës pasi anija ishte luksoze.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Djegia e anijes/ Drejtori i Regjistrit Detar: Ishte një nga më të mirat, ja si certifikohen për lundrim


Pas djegies së anijes 'Aquamarine' në brigjet e Karaburunit, Drejtori i Regjistrit Detar Emiljan Jani ka sqaruar të gjithë procedurat që ndiqen për certifikimin e një anije përpara se ti jepet leja për të lundruar.

Sipas Janit edhe anija turistike në Vlorë i është nënshtruar procedurave dhe sipas tij kjo anije ishte një nga më të rregulltat dhe ishte mjaftë e mirë për lundrim.

"Pasi paraqitet pranë shoqërisë tonë pronari i mjeti i cili mund të jetë blerë në Shqipëri apo jashtë bën kërkesën dhe nga ana e shoqërisë përcaktohet survejori  përkatës i cili bashkë me inspektorin  e ndërhyrjes së përgjithshme detare shkojnë tek porti ku ndodhet mjeti që do të blihet. Shikohet dokumenti shoqërues i anijes. Inspektohen dy pika kryesore  nga ana navigacionale dhe nga ana motorike. Për të dyja këto inspektime mjeti pajiset me certifikata përkatëse, të cilat janë të vlefshme nga porti ku blihet mjeti deri në portin që do të ankorohet, në rastin përkatës në Vlorë. Pasi vjen në Vlorë ngrihet prapë grupi i punës dhe bëhet riinspektim i dytë. Shikohet gjendja teknike dhe pajiset me certifikatën përfundimtare të lundrimit.

Doja të theksoja për rastin e mjetit në fjalë, i cili pati një avari të rëndë ju them se ishte një ndër mjetet lundruese me aftësi navigacionale dhe motorike nga më të mirat që ndodhej në portin e Vlorës. Ishte i aftë për të bërë një guidë turistike. Pasi pajisen me certifikata  përfundimtare  mjetet lundruese turistike paraqiten pranë shoqërisë tonë dhe bëjnë inspektim vjetor i cili është i detyrueshëm.  Anija është një ndër anijet më të rregulltat si edhe poseduesi i mjetit është një ndër më të rregulltit."
ka thënë Jani.

Ora 12:58
'Në bord ishin edhe 230 litra naftë...', DPD shpjegon kronologjinë e djegies së anijes në Karaburun


Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje të reja në lidhje me anijen e djegur në Karaburun. Sipas DPD Porti i Vlorës është njoftuar nga një anije tjetër 'Black Pearl' ku kapiteni i saj Nikolla Jaknu ka thënë se anija 'Aquamarine' është përfshirë nga flakët. Ndërkohë DPD ka dhënë edhe emrat e marinarëve që ishin në bord, ata janë: Ervis Hoxha Kapiten, Edison Shaha Marinar,  Erald Hoxha Marinar, Renato Kociu Marinar, Benard Alluashaj Motorrist. Në sqarimin e DPD thuhet se kanë qenë edhe 230 litra naftë të cilat janë djegur totalisht dhe nuk kanë shkaktuar ndotje në det.

Njoftim:

Ne baze te situates se ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila ishte akostuar ne gadishullin e karaburunit per shkak te kohes se keqe te ndodhur ne daten 28/07/2019 gjate gjithe dites.

Sot ne oren 05:51 Kapteneria e Portit Vlore u njoftua nga kapiteni anijes A/T Black Pearl Z.Nikolla JANKU , se anija turistike Aquamarine ishte perfshire ne flak te medha ne largesi e cila ndodhej e akostuar ne plazhin e Dhim Kushtes ne Karaburune.
Ekuipazhi anijes akuamarine kishte kete ekuipazh ne bord :

Ervis Hoxha Kapiten
Edison Shaha Marinar
Erald Hoxha Marinar
Renato Kociu Marinar
Benard Alluashaj Motorrist

05:55 U kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE z. Ervis HOXHA dhe pronarin Edmir MAMUSHI dhe me konfirmuam se rreth ores 03:45, anija eshte perfshire nga flaket si pasoje e nje mase elektrike. Perfshirja e anijes ne flak ka qene e menjehershme dhe skan pasur kohe te mernin masa per fikjen e zjarrit dhe jane hedhur ne det te gjithe personat.

Deklarojne se jane anijet e rojes bregdetare por skan harritur ta shuajne, 5 persona ne bord kane dalur ne breg pa lendime, vetem deme materjale.
05:59 U njoftua Kapiteni i Portit per gjithe situaten e ndodhur deri ne at moment.

06:05 U komunikua me QNOD e cila ishte ne djeni per ngjarjen dhe kishte mare njoftim nga policia Kufitare

Ne bord gjendeshin rreth 230 litra naft, te cilat u dogjen totalisht gjate procesit te flakve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

I kerkojme nga Rregjistri Detar Shqiptar si organi kontrollues dhe çertifikues i anijeve qe te marrin masa dhe te te jenë te rreptë në inspektimet dhe çertifikimet e anijeve dhe standartet e tyre."

Ora 10:54
Detajet/ Së bashku me anijen në Karaburun u dogjën një gomone 7 metra e një motor uji

Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e anijes turistike 'Aquamarine' në Karaburun. Së bashku me të janë djegur edhe një gomone 7 metra e gjatë i dhe një motor uji 'Jet Ski'.

Këto dy mjete shërbenin për të plotësuar kërkesat për shëtitjet e turistëve që vizitonin Karaburunin dhe Ishullin e Sazanit.

Ora 10:14
Zjarri në anijen në Karaburun, pronarët për Report Tv: Ishte e certifikuar, shkëndija erdhi nga motori


Report Tv ka kontaktuar me kompaninë 'Aquamarine' që ka në pronësi anijen turistike që u shkrumbua nga zjari mëngjesin e sotëm, ku këta të fundit kanë deklaruar se zjarri ka ardhur nga motorët e anijes.

Ndër të tjera kompania sqaron se anija e shkrumbuar nga flakët ishte me letra dhe e certifikuar nga Kapiteneria në Durrës, ndërsa në muajin Maj i është bërë remont për sigurinë.

"Nuk kemi informacion për shkakun, zjarri ka ardhur nga motorët. Anija ka qenë me letra dhe e certifikuar nga Kapiteneria në Durrës. Në maj ka dalë nga kantieri ku i është bërë remont për sigurinë. Në bord kanë qenë vetëm 5 pjestarë të  stafit" kanë deklaruar përfaqësuesit e Aquamarine.

Ora 09:36
Vetëm struktura metalike mbi ujë, pamje të reja nga anija e shkrumbuar në Karaburun (VIDEO+FOTO)

Anija turistike 'Aquamarine' është shkrumbuar plotësisht nga flakët që kanë rënë ditën e sotme rreth orës 04:00 të mëngjesit. Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga rënia e zjarrit në anije shihen të dalin ende shtëllunga tymi edhe pse në sasi shumë të vogla.

Nga anija tashmë ka mbetur vetëm bazamenti metalik, pasi pjesët e drurit dhe materialet e djegshme që ishin mbi të janë shkrumbuar totalisht. Anija ka mbetur pezull mbi ujë pasi nga era dhe lëvizjet e dallgëve është afruar në bregdet. Ndërkohë 5 personat që ishin në bordin e saj, sipas policisë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Ora 09:21
'U ankorua në Karaburun nga moti i keq', policia reagon për anijen e shkrumbuar


Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me djegien e anijes turistike në Karaburun, duke thënë se u ka ardhur në ndihmë 5 personave të cilët ishin në bordin e anijes dhe për disa çaste jeta e tyre u vu në rrezik.

Policia ka sqaruar se mjeti lundrues i "Aquamarine" duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.

Në orët e para të mëngjesit në  Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e 5 punonjësve të anijes.

Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese shkoi në ndihmë të 5 personave, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e tyre.
Më pas policia bën me dije se 5 punonjësit e anijes nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ditën e djeshme nuk është dhënë leje për anijet që të dalin në det për shkak të motit. Deti i trazuar dhe dallgët e mëdha kanë bërë që anija 'Aquamarine' të ankorohej në Karaburun që ditën e djeshme.

Ora 08:54
Krahasimi/ Si ishte dhe çfarë mbeti nga anija që u shkrumbua sot në Karaburun

Anija që është përfshirë në flakë ditën e sotme ishte e quajtur 'Aquamarine' dhe çdo ditë bënte linjën shëtitëse të turistëve nga Karaburuni për në pikat që shërbejnë si atraksione për t'u vizituar në Ishullin e Sazanit.

Anija e djegur dhe siç ishte



Shqiptarja.com sjell krahasim se si kjo anije ishte para se të shkrumbohej nga flakët dhe ajo çfarë ka mbetur nga 'Aquamarine' pas rënies së zjarrit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • The Outsider: 29/07/2019 21:46

    Vjet pata rastin te lundroja me te njejten anije dhe te njejtin itinerar. U pergezova madje dhe me djemte mbi barke mbasi vetem kush njeh veshtiresite e zones dhe bregdetit kupton . Vura re gjithashtu qe mjetet e nderhyrjes se shpejte gjendeshin ne bord.

    Përgjigju
  • Titi: 29/07/2019 09:57

    Po ca anije turistike eshte ky bidoni.. pupu ku hipin njerzit e shkrete gjith stafi lart komplet i pa pregatitur imagjino te paret u hodhen per te shpetur bythen e tyre.. i zhdukni qelbesirat bej kurs ne ndonje vend jashte shtetit dhe hajde me lishense per te hapur biznes.. ho lishence per tatime e taksa po kurse trajnimi ne raste zjarri,mbytjeje etj etj.. o popull down ikni mbytuni e digjuni me leket tuaja jepjani llumrave

    Përgjigju
  • tirana: 29/07/2019 09:37

    E dhjete vendin me betonime: Pirdhni dhe detin me qelbesirlleqet qe lejoni te lundrojne!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 29/07/2019 08:45

    Shqiptari nuk e vlereson jeten. Pronareve te ketyre anijeve u duket sikur eshte loje. Po te kishte femije lart? Qe nuk dine dhe not? Vetem ne Shqiperi nuk ka kontroll. Beju kontroll te rrepte anijeve turistike ashtu sic u beni makinave ne rruge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja