Një mjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Aldo Kozarja, në makinë po udhëtonte Mikel Maliqi me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt në automjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë.
Komento