Shpërthen në flakë pusi i naftës i kompanisë 'Anio Oil' në Ballsh, plagoset rëndë punëtori

FIER- Një pus nafte ka shpërthyer në flakë në Rafineritë e Ballshit dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor.  Për momentin ai është në spitalin e Fierit nën mbikqyrjen e mjekëve. Ndërkohë që mendohet se mund të dërgojë për në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ende nuk janë qartësuar rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në një stacion pompimi të naftës. Punëtori i plagosur është V. B, 50-vjeç, punonjës i kompanisë 'Anio Oil'.

"Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur "Qafa e Kashit", në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Belgjika nuk di të tolerojë! Danimarka kualifikohet në frymën e fundit, shkatërron Rusinë! Në 1/8 edhe Zvicra