Ndoshta kur përmendim emrin e Cristian Panuccit ju shkon mendja menjëherë tek futbolli dhe tek skuadra jonë kombëtare. Por këtë radhë Panucci ka folur për pikën e tij të dobët, djalin e tij Juan.
I ftuar në emisionin “Rudina”, trajneri u përlot në studio nga surpriza që i kishte bërë djali i tij, një video përmes së cilës e përshëndeste nga Italia dhe i uronte suksese me skuadrën kombëtare shqiptare.
Për të gjithë ju që nuk e dini, trajneri i Kombëtares është i divorcuar nga partnerja me të cilën ka qenë i martuar 9 vjet dhe ka një djalë. Panucci ka nisur tashmë një histori të re dashurie me një balerinë e cila quhet Samanta, dhe prej 6 vitesh janë bashkë.