ELBASAN- Mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Kalasë së Elbasanit në pronësit të E.S. si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një bolier që ka sjellë shpërthimin e tre paneleve diellore që ishin të vendosura sipër lokalit.
Fatmirërisht nga shpërthimi nuk dëme në njerëz, por vetëm materiale. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të qytetit, duke përhapur panik tek banorët.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të saj.