Shpërthen në zjarr Stacionit hekurudhor në qendër të Zyrihut në Zvicër, bllokohet trafiku (FOTO)

Shpërthen në zjarr Stacionit hekurudhor në qendër të Zyrihut në Zvicër, bllokohet trafiku (FOTO)

Foto nga vendgjarja

Zvicër- Në mes natën e së premtes dhe të shtunës një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë në afërsi të drejtpërdrejtë me Stacionin Kryesor Hekurudhor të Zyrihut. Policia për ngjarjen bën të ditur se forcat e shpëtimit kanë qenë nga ora 02.30 të mobilizuara dhe në numër të madh për të shuar zjarrin.

Është bllokuar qarkullimi në arealin rreth stacionit, ku është ndërprerë lëvizja e tramvajëve dhe autobusëve, bëjnë të ditur mediat vendëse.

Mirëpo sipas policisë, bëhet e ditur se kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në ndërtesë, transmeton. Zëdhënësi i policisë së Zyrihut, Marco Cortesi thotë se disa nga mbetjet e shpërthimit janë hedhur deri në 200 metra largësi. Gjithashtu një polic ka pësuar traumë nga zhurma ndërsa deri më tani nuk njoftohet për persona të lënduar.

Sipas policis shkaku i zjarrit në ndërtesën 4 katëshe është ende i panjohur. Nga shpërthimi dëmet materiale janë shumë të mëdha, godina është shkatërruar tërësisht nga zjarri dhe eksziston rreziku i rrëzimit të saj.

Foto nga zjarri në Stacionin hekurudhor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë