Një makinë e tipit 'Porsche' ka shpërthyer mëngjesin e sotëm me lëndë eksplozive, në zonën e Freskut në Tiranë. Ndërtuesi Saimir Naksi është pronari i makinës që ka shpërthyer me lëndë eksplozivi.
Lënda eksplozive i është vendosur makinës teksa ajo ka qenë e parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të ndërtuesit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se pallatin e kishte ndërtuar vetë Naksi.
Saimir Veis Naksi, i vitit 1981, ka lindur në Kuçovë dhe është banues në rrugën e Dajtit te pallati ‘Tekno kat’. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Ende nuk ka detaje të tjera nga kjo ngjarje dhe se çfarë fshihet pas saj. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të saj.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia.
Makina dhe ekstrakti i biznesit të Saimir Naksi
Saimir Naksi është pronari i makinës që ka shpërthyer me lëndë eksplozivi në rrethana ende të paqarta mëngjesin e sotëm në Tiranë. Report Tv mëson se Naksi ishte ndërtues.
Fatmirësisht nga shpërthimi s’ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Hipoteka a ka mundesi t'i jape perparesi hipotekimit te pallateve ne zonen e Qesarakes? Ndertuesit kane mberuar pune, kane marre leket, edhe kane lene banoret pa hipoteka. As i shesim dot, as i veme dot kolateral.
Përgjigju